Egjipt, Vëllazërisë Myslimane i ndalohet kandidatura në zgjedhje

Autoritetet egjiptiane kanë ndaluar anëtarët e Vëllazërisë Myslimane që të vënë kandidaturat e tyre për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Vëllazëria myslimane më parë ishte etiketuar si një organizatë “terroriste” nga qeveria e grushtit të shtetit, transmeton Mesazhi.

Muhamed Mursi, presidenti i parë i zgjedhur i Egjiptit, i cili erdhi në pushtet në vitin 2012, ishte gjithashtu një anëtar i organizatës më të madhe myslimane në botë.

Vëllazëria myslimane ka qenë e përndjekur nga autoritetet shtypëse ushtarake.

Organizatori i grusht shtetit ushtarak Abdel-Fattah al-Sisi është tashmë favorit për të marrë pushtetin, pasi ai dha dorëheqjen si Ministër i Mbrojtjes dhe shpalli kandidaturën e tij për president.

Ndërsa rivali i tij Hamdeen Sabahi shihet si rivali më i madh i Sisit në votimin e ardhshëm, edhe pse ai ende nuk e ka dorëzuar kandidaturën e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button