Lideri i Al Kaedës iu bëri thirrje ndjekësve të përgatiten për xhihad

 Lideri i Al Kaedës, Ajman al Zavahiri iu bëri thirrje ndjekësve të tij dhe të gjithë ekstremistëve në Siri  të bashkohen dhe të përgatiten për “xhihad të vazhduar”.

Ai përmes një audio-incizimi, të cilin sot e publikoi dega mediale e Al Kaedës, As Sahab, porositi të ndryshojë taktika dhe të ndërpritet lufta guerile.

“Unioni ndërkombëtar satanik asnjëherë nuk do mund ta pranojë qeverisjen e islamit në Siri”, tha ai.

Al Zavahiri sqaroi se kjo luftë nuk është vetëm siriane, por fushata e të gjithë myslimanëve me qëllim të vendosjes së pushtetit të zotit.

Koalicioni, i kryesuar nga SHBA-ja, gjatë muajve të kaluar i përforcoi sulmet ajrore ndaj degës siriane të Al Kaedës, Frontit Fatah al Sham, duke vrarë disa nga liderët e tij kryesorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button