fbpx

Flokët ngjyrë vjollce, protagonistet e verës

Flokët ngjyrë vjollce do të jenë protagonistet e verës, një nuancë delikate dhe romantike. Edhe ngjyra e kuqe nuk do të mungojë gjatë verës 2014.

Flokët për verën do të jenë me ngjyra dhe të çuditshme. Tendencat për ngjyrat ishin shfaqur gjatë dimrit, por ka akoma shumë të tjera pa zbuluar.

Gjatë sezonit të bukur kemi dëshirë për të eksperimentuar me flokët dhe mbi të gjitha me ngjyrat e reja dhe të zbavitemi duke luajtur me to për të krijuar pamje gjithmonë më të ndryshme, për këtë arsye nuk mund te qëndroni indiferent ndaj ngjyrave që do të bëjnë flokët tuaj unike.

Flokët e gjatë do të bëhen me origjinal me tufa me ngjyrat pastel, të verdhë, gjelbër, rozë dhe bojë qielli, bionde platin, ideale edhe në modele të shkurtër, të cilat gjatë ditëve verore do të shkëlqejnë si perlë.

Për të përkëdhelur dhe për të bërë më të bukur flokët tuaj, këtë verë duhet të synoni në kontrastet origjinale, dritë hije, reflekse ‘glossy’ dhe ngjyra ‘shock’, këshillon Living. Për flokët e gjatë, do të ketë një të re, ‘splash light’, e cila mund të realizohet në çdo ngjyrë flokësh por tendenca e këtij viti është për të ngjyrosur me rozën pastel. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button