BDI mburret me vobektësinë e Muzeut të Lirisë (FOTO)

Ashtu si në platformën e vitit 2011-2015 të BDI-së, ashtu edhe në listën e realizimeve të projekteve të premtuara gjatë këtij mandate, përmendet Muzeu i Lirisë, i cili deri më tani nuk ka marrë asnjë denarë nga shteti.

Vërehet qartë se ky Muze nuk bën pjesë në muzetë dhe projektet të cilat i financon Ministria e Kulturës si dhe Qeveria. Ai nuk është pjesë e asnjë programi të këtyre institucioneve.

Nga radhët e PDSH-së, kohë më Orhan Ibrahimi vlerëson ka diskriminim të shqiptarëve dhe nuk financohet muzeu i vetëm shqiptarë në Shkup, Muzeu i Lirisë.

Nga ana tjetër drejtori i këtij muzeu, Baki Halimi bën të ditur se nga Ministria e kulturës nuk mund të ndahet asgjë ngase ky institucion është në nivel lokal dhe jo republikan.

Shtrohet pyetja, çfarë bëri BDI për këtë muze, përpos që e shpalli të hapur?

Madje edhe vizitorët të cilët kanë vizituar këtë objekt thonë se është në gjendje të mjerueshme.

“Isha një herë sepse më interesoi se çfarë ka, prita shumë më shumë, kurse aty kishte vetëm fotografi dhe disa të dhëna historike, që në krahasim me muzetë maqedonas është zero. Ne kemi shumë histori, gjynah është të mos investohen në publikimin e saj në një muze siç është ky. Si mund të lëvdohen që kanë investuar, këtë se kuptoj. Ndoshta për BDI investim nënkupton vetëm hapja dhe jo edhe mirëmbajtja e tij”, tha Hasan B., qytetar i Shkupit.

“U gëzuam mjaft kur u themelua, ishim shumë persona qe ishim prezent në ditën e hapjes, por që sa e sa vite ai është njëjtë. Jo vetëm ministria e kulturës, por as komuna e Çairit nuk investon në të. Është tmerr të lihet në atë mënyrë një muze i cili mezi u hap. Ashtu si ndahen mjete për muzetë maqedonas të cilët u ngjajnë pallateve ashtu duhet edhe muzetë tanë të duken, madje në kemi shumë më shumë sesa maqedonasit se çfarë të tregojmë, kemi histori shumë më të bujshme”, tha një qytetarë tjetër.

Ndërkaq sa ka investuar komuna e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtij objekti, nuk bëhet e ditur. Mirëpo duke u bazuar nga faktet, duket se investimi është minimal, kurse Ibrahimi shton se për momentin nuk investohet fare në këtë muze dhe se në të ka vetëm artefakte dhe në këtë gjendje ai nuk i ngjan një muzeu.

Portalb vizitoi Muzeun e Lirisë, në të cilin ishin të publikuara fotot e dëshmorëve të luftës në Maqedoni, disa fotografi të ngjarjeve historike si dhe disa shkrime të vjetra nëpër revistat shqiptare. Me një fjalë ishte mjaft i varfër si një muze.

Për shkak se ndalohej fotografimi në hapësirat e muzeut, ne bëmë foto jashtë objektit. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button