Fondacioni Albiz ofron kurs falas për rrobaqepësi

Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës ALBIZ në bashkëpunim me Shkollën moderne për prerje dhe qepje” Spens Moderna” hapin kurse për rrobaqepësi falas .

Kurset u dedikohen grave nga mosha 25 deri 45 vjeçare të Komunës së Sarajit. Këto kurse organizohen me qëllim që vajzave dhe grave tu ndihmohet në edukimin e tyre për të siguruar kushte për vetëpunësim.

Ligjëratat do të mbahet me Program me metodologji për punë me kohëzgjatje prej 3 muajve, kryesisht 80 orëve mësimore (25 orë teori-bazat e prerjes dhe 55 orë praktik-qepje), 2 herë në javë, nga 3 orë mësimore prej 60 minutave.

Ligjëratat do të mbahen nga instruktore profesionale.
Pas mbarimit të kursit pjesëmarrëset marrin Diploma (Certifikata) për mbarimin e kursit, e cila më pas mund t’ju ndihmoj të kyçen në ndonjë kompani tekstili, të hapin ndonjë dyqan rrobaqepësie ose të punojnë vet në kushte shtëpiake.

Përparësi do të kenë:

 Nënat e vetme

 Gratë në familjen e të cilave ka pjesëtar të familjes me
nevoja të posaçme

 Gratë nga familjet pa asnjë të ardhur financiare

Të gjithë të interesuarat për të aplikuar për pjesëmarrje në këtë kurs duhet të paraqiten tek zyrat e Fondacionit Albiz në Saraj, Rr. 20 Nr. 97, për të plotësuar formularin për aplikim më së voni deri më 12 Maj 2017.

Konkurs

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button