Enver Hoxha Greqisë: Po na sulmuat, do të vihen në vend padrejtësitë historike (VIDEO)

Greqia ende vazhdon të mbajë në fuqi të ashtuquajturin ligjin e luftës me Shqipërinë. Edhe pse vendi ynë vazhdimisht ka kërkuar heqjen e këtij ligji, nga parlamenti grek ende nuk ka asnjë veprim.

Tema e “ligjit të luftës” vazhdon të diskutohet edhe 75 vjet pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia. Për këtë çështje edhe lideri komunist, Enver Hoxha kërcënoi Greqinë se, do të vërë në vend padrejtësitë historike nëse shteti fqinj sulmon kufijtë e Shqipërisë me justifikimin e ‘ligjit të luftës’.

“Në qoftë se nëse ndonjërës prej tyre nuk u pëlqen fqinjësi e mirë dhe korrekte atëherë aq punë na prish… anarkofashistët grekë kanë gati 25 vjet që deklarojnë se janë në gjendje lufte me Shqipërinë për arsyen bindëse se Italia fashiste që sulmoi me armë dhe pushtoi Shqipërinë në 1938-n që pushtoi dhe Greqinë. Duhet një logjikë e një fashisti grek që të gargariset 25 vjet me radhë me këtë ide gjeniale dhe unikale.”

Hoxha e vazhdon fjalimin e tij duke thënë “Shqipërisë nuk i prishet gjiza se Greqia deklaron se ndodhet në gjendje lufte”. Në fund ish-lideri komunist kërcënon Greqinë se nëse sulmon kufirin shqiptar “do të vihen në vend padrejtësitë historike që u janë bërë shqiptarëve”./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button