Shkup, program me rastin e Natës së Miraxhit dhe Israsë (FOTO)

Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u organizua program me rastin e Natës së Miraxhit dhe Israsë në të cilin u lexua Kuran dhe u interpretuan ilahi dhe mevlud, raporton Anadolu Agency (AA).

Programi që u organizua në xhaminë Murat Pasha në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, filloi pas faljes së namazit të akshamit.

Programi filloi me leximin e Kuranit nga imami i xhamisë, ndërsa më pas u interpretuan ilahi në gjuhën turke, si dhe në gjuhët shqipe dhe boshnjake nga nxënësit e medresesë Isa Beu në Shkup.

Gjatë programit u bë edhe këndimi i mevludit, ndërkohë që muslimanë të shumtë ishin të pranishëm.

Krahas programit në Shkup, programe të ngjashme me rastin e Natës së Mevludit u organizuan edhe në qytete të tjera të Maqedonisë, ku besimtarët kanë kaluar natën me adhurim dhe lutje.

Ndryshe, Nata e Miraxhit dhe Israsë shënohet në natën e 27-të muajit Rexhep sipas kalendarit islam, që këtë vit përkon me natën mes 23 dhe 24 prillit sipas kalendarit gregorian, ndërsa paraqet natën kur profeti Muhamed (as) realizoi udhëtimin drejt qiellit.

20170423_2_23260200_21351017_Web

20170423_2_23260200_21351018_Web

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button