?Vetëm Vrapçishti fiton, Shkupi barazon, Drita shijon humbjen e parë

Skuadra e FC Shkupi pas 6 fitoreve dhe 2 disfatave, së fundi ka arritur të nxjerrë edhe një rezultat të barbartë, kësaj radhe ka regjistruar edhe barazimin e parë në sezonin pranveror, ndërsa i dyti në tërë sezonin 2013/2014. Shkupi ka luajtur si mysafire me Maxhari Solidarnostin, e që rrjetat e asnjërës ekip nuk janë prekur gjatë 90 minutave. Kësisoj Shkupi mbetet në pozitën e 5-të me 41 pikë, një më shumë se Skopje që si mysafir me rezultatin 1:3 mundi 11 Oktomvrin.

Për dallim nga Shkupi, Vrapçishti në derbin shqiptarë me rezultatin minimal 1:0 mundi Zajazin. Autor i golit të vetëm në këtë ndeshje për skuadrën e trajnerit Mensur Jakupi, ishte Igor Savevski në minutën e 55-të.

Ishte kjo fitorja e dytë për Vrapçishtin nën drejtimin e trajnerit Mensur Jakupi, me ç’rast tashmë kjo skuadër me 45 pikë renditet në pozitën e tretë, menjëherë pas dyshes kryesuese Sileksit dhe Teteksit.
Sileksi falë fitores në teren vendas përballë Pobedës 2:0, kryeson renditjen me 55 pikë.

Drita ka pësuar disfatën e parë në sezonin pranveror, duke u mundur në Strumicë nga Tiverija me rezultatin minimal 1:0. Novaci në teren vendas ka shënuar fitore minimale 2:1 ndaj Borecit, ndërkohë Miravci si vendas shënoi fitore 3:0 ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Lokomotivës. / Portalb

Rezultatet e xhiros së 24-të: Novaci – Boreci 2:1, Vrapçishte – Zajazi 1:0, Maxhari Solidarnost – Shkupi 0:0, Sileksi – Pobeda 2:0, Tiverija – Drita 1:0, 11 Oktomvri – Skopje 1:3.

Lajme të ngjashme

Back to top button