VMRO-DPMNE: Valëvitja e droneve me hartën e “Shipërisë së madhe” është pjesë e platformës

Valëvitja e droneve me hartën e Shqipërisë së madhe është pjesë e platformës tiranase përpiluesit e të cilës shpresojnë se në atë mënyrë të paralajmërojnë popullin maqedonas se çfarë e pret, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

Nga atje sërish akuzuan liderin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaevin se është “një nga realizuesit e platformës tiranase”, i cili “nuk ka guxim t’i dënojë incidentet kundërt identitetit dhe sovranitetit maqedonas”.

“Pas heqjes së flamurit nga qendra në Kumanovë, dje në ndeshjen e futbollit ndërmjet KF “Shkupi” dhe KF “Vardar” në stadionin e Çairit u shfaq flamuri i Shqipërisë së madhe. Krimineli i aboluar Zoran Zaev vazhdon t’i mbrojë deklaratat kundërmaqedonase të Zijadin Selës, Edi Ramës, Hashim Thaçit, Ditmir Bushati dhe Mesila Doda”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button