Banorët e Gjevgjelisë votuan “kundër” hapjes së xeheroreve

Referendumi në Gjevgjeli “për” dhe “kundër” hapjes së xeheroreve përfundoi suksesshëm. Sipas të dhënave nga Këshilli Zgjedhor Komunal dhe nga Shoqata “Spas za nas” (Shpëtim për ne) të cilët vëzhguan referendumin në Gjevgjeli. 97.9% e qytetarëve votuan kundër hapjes së xeheroreve, 1,1% votuan për, kurse 1% fleta të votimit ishin të pavlefshme, njofton Portalb.mk.

Iniciatorët e referendumit janë të kënaqur me rezultatet dhe konsiderojnë se banorët e Gjevgjelisë zgjodhën jetë dhe ambient të shëndetshëm.

“Ka pasur raste të mosinformimit të votuesve, kurse konsiderohet edhe angazhim pamjaftueshëm i Komisionit Zgjedhor Komunal për mosinformim në kohë dhe cilësor të opinionit lokal për referendumin. Janë vërejtur edhe lëshime në komisionin zgjedhor, aparati nuk punonte në dy vendvotime si dhe tri raste të votimit grupor. Ka pasur probleme edhe në listën zgjedhore, respektivisht cenim të së drejtës së votimit. Një pjesë e votuesve nuk kanë mundur të gjejnë veten në listën zgjedhore”, thonë nga OJQ CIVIL.

LEXO: Votimi në referendumin në Gjevgjeli po zhvillohet pa probleme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button