Martino: Nëse luajmë mirë do të fitojmë

Ilaçi më i mirë për trishtimin është të jesh në humor. Gerardo Martino e di shumë mirë se fitorja në finalen e Kupës së Mbretit përballë Realit të Madridit mund të jetë ajo çka i nevojitet skuadrës së tij për të hedhur pas krahave momentin negativ dhe mbi të gjitha për të rifituar besimin e humbur.

“Nuk ka motivim më të mirë sesa të mendosh se finalet luhen për t’u fituar. Nuk besoj se të luash ndeshje finale është një rutinë, pasi çdo skuadër dëshiron t’i luajë ato vit pas viti”, transmeton Supersport.

Por sa e rëndësishme është për Barcelonën fitorja e Kupës së Mbretit.

“Nuk e shoh si një hakmarrje. Është e rëndësishme sepse është finalja e Kupës së Mbretit dhe mbi të gjitha është një trofe që duhet fituar. Nuk duhet të kërkojmë zgjidhje për gjërat që nuk bëmë dot në kompeticionet e tjera. Ajo që ndodhi, ndodhi dhe po e vuajmë akoma.”

Në lidhje me kritikat e shumta që kanë marrë ai dhe skuadra pas eliminimit nga Champions League dhe humbjes me Granadën, Martino u shpreh në këtë mënyrë.

“Nuk më duket e padrejtë që ne pretendojmë të zhvillojmë një mënyrë loje të caktuar pasi këta futbollistë dinë ta bëjnë shumë mirë këtë gjë. Ajo që na kërkohet është të jemi ekipi më i mirë i gjithë historisë së futbollit vit pas viti dhe kjo gjë është shumë e vështirë për t’u realizuar.”

Lajme të ngjashme

Back to top button