Kina thirrje Koresë së Veriut për “gjakftohtësi”

Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi, në lidhje me tencionin mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve, ka deklaruar se “Tashmë duhet një veprim gjakftohtësie. Ne jemi për dialog konstruktiv dhe do ta vazhdojmë atë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Wang po zhvillon një vizitë ne Greqi dhe pas takimit me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, është zhvilluar edhe një konferencë për mediat.

Ai ka shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet, siç i ka quajtur, shumë të mira me Greqinë dhe më pas ka shtuar: “Një nga shenjat më të mira të marrëdhënieve mes dy vendeve është edhe porti i Pireut dhe investimet e Cosco-s në këtë port”.

Shefi i diplomacisë kineze ka thënë se Kina ka marrëdhënie të mira në fusha të ndryshme me Greqinë si, energji, shkencë, bujqësi dhe industrinë detare. Ai ka vënë në dukje se vetëm gjatë vitit të shkuar në Greqi kanë ardhur 150 mijë turistë dhe se kjo shifër do të rritet në të ardhmen.

Ministri kinez ka komentuar edhe për marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve. “Jemi në mbështetje të tezës sonë e cila parashikon çarmatosjen nga armët bërthamore të Azisë. Jemi duke bërë përpjekje që palët të jenë në dialog konstruktiv. Jemi të hapur për kërkesa të drejta. Tashmë duhet një veprim gjakftohtë. Ne jemi për dialog konstruktiv dhe do ta vazhdojmë atë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button