Mbyllin institucione për të patur njerëz në mitingje

Funksionarë lokalë dhe drejtorë të shkollave në Resnjë janë vërejtur dje si bëjnë përgatitje që nga orët e para të mëngjesit për organizimin e mitingut të djeshëm të një partie në sheshin Marshal Tito, duke i mbyllur institucionet, lajmëron mbikëqyrësi i Civil nga ky qytet.

Sipas informatave, i është bërë telefonatë Fondit të Pensionistëve, nëpër shkolla dhe njësi rajonale të ministrive, me urdhër të drejtpërdrejtë që t’i mbyllin institucionet dhe të gjithë të punësuarit të dalin në shesh gjatë mitingut. Pastaj, të punësuarit kanë marrë direktivë që në mbrëmje të gjithë, pa përjashtim, të shkojnë në mitingun qendror në Ohër.

Kështu, dje, siç njohton mbikëqyrësi ynë, të gjithë institucionet shtetërorë kanë qenë të bllokuar dhe nuk kanë punuar, ndërsa të punësuarit kanë qenë të detyruar të marrin pjesë në mitingun në orar të punës. Funkcionarët lokalë vazhdojnë çdo ditë në orar pune të bëjnë fushatë partiake dhe t’i bindin qytetarët të votojnë për partinë e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button