Atë që bën Bill Gates me fëmijët e tij duhet ta bëjë, me siguri, ҫdo prind

Edhe pse Bill Gates zotëron kompaninë më të madhe të softuerëve në botë dhe mban titullin e “njeriut më të pasur në botë”, themeluesi i Microsoft thotë se fëmijët e tij janë të kufizuar në përdorimin e pajisjeve teknologjike në shtëpi.

Në një intervistë për të përditshmem britanike Mirror, Gates tha se ai dhe bashkëshortja, Melinda, ua kanë ndaluar celularin fëmijëve deri në moshën 14-vjeҫare.

“Ne u vendosim shpesh një kohë pas së cilës ata nuk duhet të shohin më televizor dhe kjo i ndihmon ata të jenë më të qetë, të paktën një orë para gjumit”, – shton më tej themeluesi i Microsoft.

Ashtu si ҫdo baba tjetër, Gates nuk i ka qejf vaktet kur anëtarët e familjes kanë telefonin në tryezë: “Gjithmonë kërkon mënyrën më të mirë për fëmijët –  detyrat e shtëpisë dhe sa më shumë kontakt me miqtë. Kështu duhet të kalojnë sa më shumë kohë.”

Gates nuk harron të përmendë edhe faktin që edhe Steve Jobs ua kishte kufizuar teknologjinë fëmijëve në shtëpi. Sipas Walter Isaacson, i cili ka shkruar bigigrafinë ‘Steve Jobs’, “ҫdo mbrëmje, Steve kishte vendosur një orë ku e gjithë familja të mblidhej në tryezën e madhe për të diskutuar për librat apo për histori të ndryshme.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button