fbpx

Pa shqiptarët në zgjedhje Maqedonia mund të humb karakterin multietnik

Mungesa e LSDM-së nga aktivitetet zgjedhore këto ditë nuk paraqet dëshpërim apo tërheqje nga gara zgjedhore. Kështu vlerësojnë analistët për Alsat, sipas të cilëve LSDM-ja e ka të qartë tani më makinerinë e VMRO-së për të ushtruar presione ndaj elektoratit dhe manipuluar me zgjedhjet. Megjithatë analistët Nano Ruzhin dhe Gjyner Ismail në një prononcim në Alsat thkesojnë se shqiptarët duhet të janë të ndërgjegjshëm se me mospjesëmarrje në zgjedhje Maqedonia rrezikon të humb karakterin e saj multientik.
 
“Deklarata e Gruevskit se LSDM-ja fitoi në Haraçinë dhe Saraj, për mua do të paraqiste një ofendim të rëndë po të isha shqiptar dhe do dilja doemos në zgjedhje. LSDM-ja nuk ka mundësi të fitojë në këto zgjedhje, shanset janë shumë të vogla por çdo parti politike, çdo njeri nuk duhet të pajtohet me humbjen, ai duhet të vazhdojë drejt fitores për më shumë deputetë, sepse duhet të zhvillohet betejë për demokraci dhe jo betejë për qëllime personale, një betejë për Maqedoninë multi-kulturore. Ky apel i LSDM-së nuk duhet të injorohet nga elektorati shqiptar pavarësisht nga cila parti janë”, ka theksuar Nano Ruzhin, për Alsat.
 
“LSDM-ja është e vetëdijshme për dhunën strukturore që mbisundon në vend. Ata vendosën që në rrethana të tilla të marrin pjesë në garën zgjedhore me qëllim që të shohin se deri ku janë të gatshme strukturat qeverisëse të shkojnë. Ata do të luftojnë në këtë kornizë institucionale. Kjo nuk do të thotë se nuk kanë në disponim masa të tjera, edhe pse një pjesë e qeverisë pra BDI-ja përpiqet të tregohet kyçe dhe faktor kryesor.
Kjo në Maqedoni nuk mund të ndodh pasi Maqedonia nuk do mbetet ajo që është tani, do të jetë diçka tjetër”, ka thënë  analisti Gjyner Ismail,në një deklaratë për Alsat.
 
Sipas analistëve, LSDM-ja mund të ndryshojë rezultatin në rrethin e dytë zgjedhor vetëm nëse arrin të bind simpatizuesit e saj që për arsye të ndryshme nuk votuan në raundin e parë zgjedhor.  

Lajme të ngjashme

Back to top button