LSDM dënon deklaratën e kryetarit të Dibrës

Dënojmë retorikën provokuese në deklaratën e kryetarit të komunës Dibër Ruzhdi Lata, e cila nuk është në frymën e bashkimit, integrimit dhe respektimit të ndërsjellë të qytetarëve. Të përzgjedhurit dhe zyrtarët e emëruar patjetër duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që e kanë para Gjykatës, ligjeve dhe qytetarëve të RM-së. Edhe Lata edhe bartësit tjerë të funksioneve të shtetit patjetër të punojnë vetëm në interes të qytetarëve dhe çdo deklaratë, fjalë e thënë dhe çdo vepër patjetër të jetë vetëm në interes të qytetarëve, që nuk është rasti me deklaratën e fundit të Latës, kanë deklaruar nga LSDM, pëcjell Meta.mk.

Kjo parti më tej thotë se “paraqitjet e këtilla publike shkojnë në favor të atyre që duan ndarje dhe punojnë në nxitjen e përçarjet dhe padurimit”.

Kryetari i Dibrës Ruzhdi Lata dje në intervistë për televizionin ART porositi se gjaku dhe shpirti i shqiptarëve janë në Tiranë, ai konsideron se Dibra po bëhet lagje e Tiranës.

“E vetmja shpresë e ardhmërisë së Dibrës është rruga e Arbrit. Por, mos harroni se kur të bëhet rruga e Arbrit ne do ti harrojmë tjerat. Gjakun dhe shpirtin e kemi në Tiranë. Ne në Tiranë kemi shumë njerëz, vetëm një të dhënë do t’iu kujtoj se ne në Tiranë kemi mbi 150 doktor shkencas dhe Dibra do të bëhet lagje e Tiranës. Ëndrra jonë besoj se dal ngadalë është duke u realizuar dhe për shkakun se në mënyrë instinktive, kur menaxhojmë makinë çdoherë dora shkon në të djathtë, drejt Tiranës drejt Shqipërisë, kjo është nostalgji që e kemi në shpirt, në ndjenjë, në bindje dhe në vetëdije, etj”, ka thënë Lata.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button