Të paktën 10 ushtarë të Jemenit vriten nga shpërthimi në Aden

Së paku dhjetë pjesëtarë të ushtrisë së Jemenit kanë humbur jetën nga shpërthimi që ndodhi sot herët në mëngjes në një kamp ushtarak, në qytetin jugor jemenas të Adenit, raporton Anadolu Agency (AA).

Një burim i paemëruar nga institucionet e sigurisë për AA ka thënë se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në depon e municionit në Xhabal Hadid.

Një numër i madh i ambulancave dhe ekipet zjarrfikëse janë dërguar në vendin e shpërthimit.

Sipas raporteve të para, kanë humbur jetën të paktën dhjetë ushtarë dhe janë plagosur disa të tjerë. Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkakun e shpërthimit.
Një shpërthim i ngjashëm në të njëjtin kamp ushtarak pati ndodhur edhe dy vite më parë.

Jemeni është arenë e krizës së thellë politike dhe të sigurisë që nga fundi i vitit 2014 kur u përshkallëzua lufta civile, kur kryengritësit e udhëhequr nga lëvizja shiite Husi pushtuan kryeqytetin jemenas Sana dhe pastaj edhe disa rajone të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button