Mediat maqedonase mbjellin frikë, kërkesat e shqiptarëve rrënojnë shtetin

Kërkesat e  BDI-së, për  presidentin konsenzual dhe çështjet që hapen nga partitë shqiptare si buxheti, parlamenti dy dhomash, parimi i Badenterit dhe përdorimi i gjuhës shqipe në gjithë territorin e Maqedonisë, analistët politik maqedonas i kualifikojnë këto si kërkesa  që rrënojnë sistemin unitar të Maqedonisë.

Sipas analistëve politik, këto kërkesa të partive shqiptare  janë element të federalizmit të shtetit, për kundër karakterit unitar të Maqedonisë.

Deklarimet e analistëve politik në mediat maqedonase, vënë theksin në intensifikimin e këtyre kërkesave nga ana e BDI-së, sidomos pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, pasi më doli qartë se PDSH nuk ka ndikim tek elektorati shqiptarë.

Si rezultat i faktorizimit të BDI-së, analistët vlerësojnë, se VMRO-DPMNE-ja , ka intensifikuar aktivitetin parazgjedhore për të arritur numrin prej 62 deputetëve.

Këto procese që lidhen me kërkesat e shqiptarëve, janë të iniciuara dhe të përkrahura nga jashtë, deklarojnë intelektualët maqedonas, profesor universitarë, diplomat dhe poet.

Për diplomatin Risto Nikovski, kërkesat e shqiptarëve janë të artikuluar në pesë deklaratat e para të UCK-së, ku thuhet se lufta zhvillohet për çlirimin  trojeve shqiptare. Nikovski, thotë se deri sa këtë nuk e arritën me Marrëveshjen e Ohrit, u krijua hapësirë më e madhe për realizimin gradual të kësaj ideje.

Sipas tij, kartat u hapën viteve të fundit dhe shkohet në realizimin e ideve që dështuan gjatë viti 2001.

Sipas Stefan Vllahov, nga Instituti për histori, qëllimi I faktorit shqiptarë është e qartë. “para federalizmi i Maqedonisë dhe së dyti ndarja e Maqedonisë perëndimore nga shteti”, thotë Vlalhov.

Sipas tij, kjo shihet edhe në kampanjën zgjedhore të Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit, të cilët flasin konkretisht, ndërsa politikanët maqedonas heshtin.

Stefan Vllahov, thotë se problem qëndron në atë se që nga viti 2006 e deri më sot, nuk është ndërmarrë asgjë për ta parandaluar ekspansionin e shqiptarëve.

Se kërkesat e shqiptarëve nuk janë të reja, pajtohet edhe poeti Eftim Kletinkov, njëri ndër iniciatorët e “Manifestit maqedonas”.
Sipas tij kërkesat e shqiptarëve, janë që nga viti 2001 dhe më herët, që nga lidhja e Prizrenit.

Poeti Kletinkov, thotë se është e qartë se kërkohet federalizmi i shtetit, që sipas tij në disa parametra edhe  ekziston. “Shqiptarët nuk respektojnë Kushtetutën dhe karakterin unitarë të Maqedonisë”, thotë Kletinkov.

Lajme të ngjashme

Back to top button