fbpx

Sulmohet fizikisht një punëtore në një kiosk në Veles

Dy persona kanë sulmuar fizikish një punëtore në një kiosk në Veles.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:35 në kioskun “Ledi di Trejd” në rrugën “Bllagoj Gjorev”, kur dy persona janë futur në kiosk dhe kanë kërcënuar 51 vjeçaren T.P. Njëri person ka mbajtur të punësuarën dhe me dorë ia ka mbyllur gojën, ndërsa tjetri ka kontrolluar arkat për të marrë paratë. Kur kanë vërejtur se nuk ka para, kanë dalur nga kiosku dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip nga SPB-Veles. Po ndërmerren masa për gjetjen e sulmuesve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button