Saraqini premton 300 vende të reja të punës

Ministri i ekonomisë Valon Saraqini sot e vizitoi minierën për eksploatimin e lëndës minerale antimon në lokalitetin Lojanë komuna e Likovës, për të cilënn Ministria e Ekonomisë përmes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ka shpallur Thirrje Publike për ndarjen e koncesionit për eksploatim.

 “Miniera në Lojan pritet të filloj me punë në vitin 2017, me angazhimin e më së paku 300 punëtorëve. Investimi për hapjen e këssaj miniere është rreth 30 milionë euro, ku përveç të hyrave të drejpërdrejta nga koncesioni dhe vendeve të reja të punës, ky investim do të thotë edhe mundësi plotësuese për përfitim për shumë kompani të vogla dhe të mesme nga rajoni i Kumanovës – Likovës”, informoi ministri Saraqini.

Në pajtim me Ligjin për Lëndë minerale deri tani janë ndarë gjithsej 332 koncesione për eksploatim dhe rreth 100 koncesione për hulumtime gjeologjike detale të lëndëve minerale. Mjetete e paguara në bazë të kompensimit për koncesion janë 22% të ardhura në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë dhe 78% të ardhura në Buxhetin e komunës në rajonin e të cilës kryhet veprimtaria e koncesionit.

Nga aspekti ekonomik, krahasuar me periudhën e njëjtë të vititi të kaluar në sektorin e xehetarisë dhe të nxjerrjes së gurrëve shënohet rritje për 6.7%. Ky sektor në mënyrë të vazhdueshme ka shkallë positive të rritjes së prodhimtarisë dhe pjesëmarrje prej 1,5% në bruto prodhimin vendor dhe ka rëndësi të madhe për ekonominë e Maqedonisë.

 “Lidhur me komunat në teritorrin e të cilave kryhet eksploatimi i lëndëve minerale, dëshiroj të potencoj se komunat kanë të ardhura dukshëm të larta në bazë të pagesës së kompensimit për koncesion, veçanërisht te ato komuna ku ka miniera për eksploatimin e lëndëve minerale metalike. Për të përkujtuar, vetëm në vitin e fundit 2013, mjetet e përgjithshme të grumbulluara në bazë të kompensimit të paguar për koncesion janë rreth 450 milionë denarë, prej të cilave 78% janë të ndara në buxhetin e komunave në territorin e të cilave kryhet eksaploatimi, ndërsa 22% janë të ardhura në buxhetin shteëtror”, theksoi ministri.

Përndryshe gjatë disa viteve të fundit shënohet dukuria e rritjes së vazhdueshme të ardhurave në bazë të kompensimeve të koncesionit për eksploatimin e lëndëve minerale në Republikën e Maqedonisë, gjë që është dëshmi se ky resor i shtetit është në zhvillim të vazhdueshëm. Ministria e Ekonomisë edhe më tej do të vazhdoj me përkushtim të punoj në drejtim të promovimit të potencilave të këtij sektori i cili ofron mundësi serioze për zhvillimin e ekonomisë.

Zgjedhja e ofertuesit më të volitshëm në bazë të thirrjes publike do të kryhet pas përfundimit të procesit zgjedhor. Investuesit e interesuar duhet ti dorëzojnë ofertat e tyre më së voni deri më 14 maj 2014, ndërsa në ankandi mënyrë elektronike përmes sistemit e – koncesione do të mbahet më 19 maj, ku do të zgjedhet koncesionieri i ri i cili do të udhëheq me minierën.

Lajme të ngjashme

Back to top button