Pse u prish “martesa” me vëllezërit Prifti? Aurela Gaҫe tregon si është e vërteta

Për plot katër sezone, “martesa” e Aurela Gaҫes dhe vëllezërve Prifti, në një prej club-eve më në zë të Tiranës funksionoi me shumë sukses. Ҫdo fundjavë, zërat e fuqishëm të artistëve bënin bashkë fansat deri në orët e para të mëngjesit me repertorin e tyre të zgjedhur dhe shumë kolegë të tjerë të ftuar.

Tani që pas lindjes së vajzës së dytë të Aurelës, një pjesë e mirë e publikut priste një rikthim edhe mes bashkëpunëtorëve të vjetër, nuk ndodhi kështu. Vëllezërit Prifti dhe Aurela vendosën të bënin muzikë në rrugë të reja dhe të ndarë.

Megjithëse kohët e fundit është përfolur “ndarja” e artistëve, prishja e miqësisë dhe bashkëpunimit të tyre, në një intervistë të fundit për Express Rozë, Aurela i ka hedhur poshtë spekulimet. Ajo thotë, ndër të tjera, se nuk ka asnjë prishje miqësie me vëllezërit korҫarë, por thjesht të dy palët kanë vendosur të vijnë ndryshe në publik për një periudhë kohe.

E pyetur si është e vërteta për këtë krisje, ajo rrëfen: “Jo, nuk ka asnjë krisje. Është thjeshtë një ndryshim. Ishte një martesë shumë e bukur që, sigurisht, mund të vazhdojë përsëri mbas një viti. Është thjeshtë një ardhje ndryshe në publik, pasi edhe publiku është pak ai që del dhe unë do mundohem të sjell një gjë tjetër dhe ndoshta do t’i kthehem dashurisë së vjetër…. “ – thotë këngëtarja duke theksuar se nuk ka arsye që mes tyre të ketë krisje: “Nuk ka pse të ketë krisje. Ata janë vëllezërit korҫarë, janë patenta që ata e kanë ndërtuar pa Aurelën. Ata kanë mbledhur të gjithë Shqipërinë në Korҫë, nuk kanë nevojë për Aurela dhe Aurela është një patentë më vete. Jemi duke lëvruar secili më vete, por më vonë, ku i dihet. Kurrë mos thuaj kurrë” – thotë Aurela për bashkëpunimin me vëllezërit Prifti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button