Nesimi: BDI me bojkot do ta bëjë Ivanovin president

Në kushte kur BDI vazhdon të promovojë idenë e presidentit konsenzual, duke i thirrur shqiptarët në bojkot edhe në raundin e dytë, publicisti dhe njohësi i zhvillimeve poliitike Robert Nesimi thotë se me këtë BDI drejtpërsërdrejti i ndihmon Gjorge Ivanovit.

“BDI nuk fiton asgjë me bojkot, vetëm se i ndihmon VMRO-së sepse i mban shqiptarët në shtëpi duke ditur se po të dalin do të votonin Pendarvoskin. As LSDM-ja nuk fiton asgjë. Por VMRO fiton gjithçka, sepse me bojkot asaj nuk do ti duhet të përballet me mllefin e shqiptarëve ndaj saj dhe ndëshkimin që do t’ia jepnin ata.” thotë për Portalb, Nesimi.

Sipas tij, tani shihet se VMRO do ti fitojë edhe zgjedhjet parlamentare prandaj BDI nuk ka asnjë llogari ti prishe marrëdhëniet me të, sado që këtë ta dëshirojë anëtarësia e saj.

“BDI nuk do bëjë thirrje për votim te Ivanovit, por do ti mbajë shqiptarët larg votimit për president, me çka përsëri përfiton Ivanovi ndërsa si qëndron punë nuk ka gjasa për koalicion LSDM-BDI.” thotë Nesimi për Portalb.

Nëse BDI nuk e do Ivanovin si që shprehej, i vetmi dënim ndaj tij është vota për Pendarovskin.

Rikujtojmë se BDI madje ka bojkotuar pjesërisht fjalimin vjetor të presidentit Gjorge Ivanov.

“Pjesëmarrja e vetëm dy apo tre deputetëve të BDI-së, ishte për të shprehur respekt ndaj institucionit të presidentit dhe jo ndaj presidentit në ikje, i cili  nuk ka arsyetuar mbështetjen e votuesve shqiptarë”, deklaroi Nexhati Jakupi në dhjetor të vitit të kaluar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button