Suedia zgjat përdorimin e energjisë bërthamore

Suedia ka vendosur të zgjasë afatin e përdorimit të centraleve bërthamore të cilat plotësojnë një të tretat e nevojës së energjisë elektrike në vend dhe parasheh që të njëjtat të mbyllen brenda 50 vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e qeverisë suedeze thuhet se periudha kohore prej 40 vitesh e përcaktuar më herët për mbylljen e centraleve bërthamore në vend është zgjatur në 50 vite.

Në deklaratë gjithashtu është theksuar se në 50 vitet e ardhshme mund të hapen edhe centrale të reja.

Ndërkohë vëmendje tërhoqi ajo që partneri qeveritar Partia e Gjelbër dhe e Mjedisit e cila në çdo rast ka potencuar se është kundër centraleve bërthamore, të mbështesë këtë vendim.

Në Suedi nga 12 centrale bërthamore janë mbyllur 3, ndërsa 9 të tjerë vazhdojnë punën e tyre. Këto centrale përmbushin 34 përqind të nevojës së energjisë elektrike në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button