Komuna e Gostivarit hedh poshtë akuzat e RDK, për kandidaten Haxhere Mexhiti

Komuna e Gostivarit hedh poshtë akuzat e RDK-së, për presionin që bën përgjegjësi i shkollës fillore Kemal Ataturk, Qamil Ramadani ndaj kandidates për deputet në listën e RDK-së, Haxhere Mexhiti që të japi dorëheqje nga lista për deputet, ose në të kundërtën do të largohet nga puna edhe pse ka vendim në kohë të pacaktuar.

“Informacionet që i shpërndajnë nga partia lokale RDG, se gjoja një kandidates për deputete e cila punon në shkollën fillore “Mustafa Kemal Ataturk”, i bëhet presion që të hiqet nga lista për deputete, janë të pavërteta, mashtrime dhe tentim për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Gostivarit”, thuhet në reagimin e komunës së Gostivarit. 

“Në asnjë mënyrë dhe në asnjë çast ne nuk kemi penguar dhe nuk do e pengojmë kandidaten, Haxhere Mexhiti ta bëje aktivitetin e saj politik”, thuhet në reagimin e komunës së Gostivarit.

Në reagimin e komunës thuhet se “me qëllim kandidatja për deputete të ketë më shumë kohë për të bërë aktivitete, ne si komunë jemi të gatshëm që ti gjejmë zëvendësim mësueses në fjalë deri sa ajo të përfundoje me aktivitete zgjedhore”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button