Jemen, 17 të vrarë dhe 34 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 17 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 34 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve të fundit brenda dhe rreth qytetit Taiz, në jugperëndim të Jemenit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e qendrës mediale proqeveritare të Forcave të Rezistencës Popullore (HDG) theksohet se rajonet Al-Mudeyhin, Es-Seref dhe Al-Mukelkek, në lindje të Taizit, kanë ndodhur përleshje të ashpra mes pjesëtarëve të lëvisjes Husi dhe ithtarëve të presidentit të përmbysur Ali Abdullah Salih me forcat proqeveritare.

Gjatë përleshjeve në këto rajone kanë humbur jetën të paktën 16 persona, në mesin e të cilëve tre ushtarë dhe 13 pjesëtarë të lëvizjes shiite Husi, me ç’rast janë plagosur të paktën 27 persona.

Nga ana tjetër, në sulmet e Husive në lindje dhe viset qendrore të banuara të Taizit humbi jetën një civil, ndërsa u plagosën shtatë të tjerë.

Jemeni gjendet në një krizë të thellë politike dhe të sigurisë e cila nga fundi i vitit 2014 eskaloi në luftë civile kur kryengritësit e kryesuar nga lëvizja shiite Husi morën kryeqytetin jemenas Sana, e më pas edhe rajone të tjera.

Presidenti i Jemenit Abd Rabbuh Mansour Hadi dhe Qeveria e tij u arratisën në Arabinë Saudite, ndërsa qyteti jugor Aden momentalisht është qendër administrative e njohur ndërkombëtarisht.

Konflikti në Jemen në mënyrë shtesë eskaloi në mars të vitit të kaluar kur Arabia Saudite me aleatët e saj arabë filloi të kryejë sulme ajrore mbi pozita të kryengritësve në Jemen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button