Shqiptarët nga Shkupi të suksesshëm në ‘NASA space app challenge’

Studentët shqiptarë nga Shkupi të cilët ishin pjesëmarrës në garën e përgjithshme të organizuar nga Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA- “NASA space app challenge”, kanë arritur rezultat të jashtëzakonshëm. 

Grupi i përbërë prej studentëve shqiptarë kanë kaluar fazën e parë në konkurrencë prej 30 grupeve.


Me këtë arritje ata futen në garën globale me gjasa për të fituar një udhëtim për në Florida dhe për të parë lansimin e raketave për në hapësirë në mënyrë direkte.

Njëri prej anëtarëve të këtij grupi Suad Saliu tha se ky rezultat është një arritje e madhe për studentët shqiptarë por edhe për organizatën e tyre studentore DECA e cila vepron pranë Universitetit SHQM në Shkup.

“Projekti në të cilin kemi punuar ka qene një aplikacion i cili do tua lehtësoj njerëzve në përgjithësi udhëtimin në vende të reja, sidomos në vende të cilat janë pak të kapshme dhe do tu ofroj shkencëtarëve informata më të hollësishme rreth disa cilësi të fushave të tyre të hulumtimit. Android aplikacioni është harta e gjithë globit, në të cilën secili do të mund të kontribuon për ta ndryshuar dhe shtuar informata të rëndësishme me të tjerët.”, deklaroi Suad Saliu, kryetar i Lëvizjes studentore “DECA”.


Kjo garë është zhvilluar për të tretën herë në 100 vende të botës, përfshi këtu edhe Maqedoninë, ndërsa qëllimi është të gjenden zgjidhje për problemet me të cilat përballen në hulumtimet e tyre shkencëtarët e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button