Në Këln të Gjermanisë protestë kundër racizmit

Për shkak të kongresit të partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në qytetin Këln, dhjetëra mijëra persona organizuan protestë kundër racizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia e Këlnit, mori masa të gjera të sigurisë me helikopterë dhe automjete të blinduara për të mos i lejuar protestuesit ti afrohen kongresit i cili po mbahet në hotelin Maritim të qytezës Heumarkt.

Njoftohet se në protestë në të cilën marrin pjesë dhjetëra mijëra persona ndërsa përafërsisht 5 mijë policë kanë marrë masa sigurie, ku janë plagosur 2 policë ndërsa disa protestues janë arrestuar.

Për shkak të protestës janë mbyllur për trafik ura Deutz, tuneli Rheinufer dhe shumë rrugë, ndërsa udhëtimi me tramvaj, autobus dhe tren zhvillohet me pengesa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button