PPD shpalos platformën në fshatrat Rogle dhe Cerovë

Mbrëmë kandidatët për deputet në njësinë zgjedhore 6 të Partisë për Prosperitet Demokratik të kryesuar nga bartësi i listës zgjedhore Muhamed Halili patën takim me banorët dhe simpatizantët e kësaj partie në fshatrat Rogle dhe Cerovë.

Duke shpalosur Platformën parazgjedhore të kësaj partie  Muhamed Halili theksoi se Platforma parazgjedhore e Partisë për Prosperitet Demokratik është e fokusuar në këto lëmi:

Zhvillimin ekonomik të rajoneve me popullatë shumicë shqiptare në përgjithësi si dhe rajoneve të lëna jashtë përkujdesjes së shtetit,

Zhvillimin e blegtorisë në rajonet kodrinore- malore , atje ku ka kushte për këtë veprimtari,

Stimulimin e prodhimit të prodhimeve ushqimore me cilësi thjeshtë natyrore pa përdorimin e pesticideve,

Krijimin e sistemit të mbrojtjes sociale sipas modelit skandinav,

Krijimin e sistemit të posaçëm të  mbrojtjes shëndetësore

Rritjen e cilësisë së arsimit si nevojë e kohës për bashkëngjitje të trendëve evropiane

Profilizimin profesional të arsimit të mesëm dhe të lartë, etj.

Një pjesë të fjalimit të tij Halili ia kushtoi edhe nevojës për rritjen e investimeve të vendit dhe të huaj në zhvillimin e blegtorisë. Ky shekull, theksoi ai, do të karakterizohet me mungesë të ushqimit në botë prandaj banorët e këtyre rajoneve shansin e kanë të kthehen blegtorisë dhe bujqësisë  sepse aty është edhe ardhmëria e tyre.

Duke folur për arsimimin e mesëm dhe sipëror ai theksoi se është domosdoshmëri e kohës shqiptarët ti kthehen rritjes së cilësisë së mësimdhënies sepse në këtë mënyrë do të krijojmë kuadro cilësore të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e shpejtë ekonomik, kulturor, social të shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button