Ja dhurata romantike e Sinan Hoxhës për ditëlindjen e Andrrës (FOTO)

Bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha ditën e e djeshme ka festuar ditëlindjen e saj të 22-të. Duket se Andrra e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë përvjetor dhe për këtë ishte kujdesur deri në detaj gjysma e saj më e mirë, shkruan Bordo.al.

Edhe pse ai në llogarinë e tij Instagram e uroi Andrrën me një urim të thjeshtë, duket se surprizën e kishte lënë për më vonë. Ditëlindja e bukur e Andrrës do të fillonte me të gjitha trajtimet dhe përkëdheljet që të ofrohen në një prej qendrave SPA më të njohura në Tiranë, ku sigurisht e shoqëronte bashkëshorti Sinani. Më tej darka do të mbyllej ashtu siç i ka hije kësaj dite, ku Sinani kishte prenotuar një suitë në një prej hoteleve më luksozë të Tiranës.

Petale trendafili nëpër dhomë e në krevat, një shishe shampanjë me dy gota, një pamje e mrekullueshme e qytetit të Tiranës  si dhe nën shoqërinë e njeriut të zemrës dhe Andrra me siguri ka kaluar një natë të magjishme në ditëlindjen e saj të 22-të. Edhe 100 pranvera Andrra!

Capture-14

18034234_10212922410516264_2372186861098803599_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button