Rumani, policia kufitare zbulon në kamion 111 migrantë

Policia kufitare e Rumanisë njoftoi se ka ndaluar një kamion me 111 migrantë të cilët ishin fshehur në pjesën e pasme të tij. Migrantët tentonin që të braktisnin Rumaninë dhe të vazhdojnë rrugën drejt Evropës Perëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga policia kufitare theksojnë se grupin e migrantëve në kamion e zbuluan të premten vonë në kufirin mes Rumanisë dhe Hungarisë.

Migrantët, të moshës nga 2 deri në 54 vjeç, janë nga Siria, Irani, Afganistani, Pakistani dhe India.

Vozitësi rumun, i cili është nën hetim për bashkëpjesëmarrje, tha se nuk e ka ditur se dikush është fshehur në kamion. Nga policia theksojnë se migrantët tentuan të arrijnë në “Zonën Shengen” e cila mundëson udhëtim të pandërprerë tejkufitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button