Shënohet Dita Botërore e Planetit Tokë në Maqedoni

Maqedonia sot shënon Ditën Botërore të Planetit Tokë, e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve të saj për ruajtjen e mjedisit jetësor, gjegjësisht të tregojë për ndotjen e ajrit dhe ujit, rrezatimit radioaktiv, shterrimin e resurseve të pakompensueshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke ndjekur sloganin “Mendo globalisht – vepro lokalisht”, Rotari klubi nga Manastiri “Shirok Sokak” këtë ditë ia kushton kthimit të vëmendjes ndaj opinionit më të gjerë për rëndësinë e tokës për mbarë jetën në Planetin Tokë dhe mbijetesën e njeriut.

Ata do të donojnë 500 fidanë trëndafila të cilat do të shpërndahen në shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Manastirit dhe institucionet publike.

Sipas tyre, trëndafilat kanë rol të pastrimit të truallit, ujit dhe ajrit nga metalet e rënda. Ato në lulet e tyre absorbojnë sasi të mëdha të plumbit, zinkut dhe kadmiumit, metale të rënda të cilat janë jashtëzakonisht të dëmshme për shëndetin e njerëzve, veçmas mbi fëmijët.

Dita e Planetit Tokë shënohet në më shumë se 193 shtete. Kombet e Bashkuara me një varg manifestimesh do të tentojnë të mobilizojnë miliona njerëz që të krijojnë një mjedis të qëndrueshëm, të shëndetshëm natyror me gjelbërim të qyteteve në mbarë botën. Për këtë qëllim, organizojnë edhe fushatën “Qytete të gjelbra”.

Vitin e kaluar në Ditën Botërore të Planetit Tokë u nënshkrua Marrëveshja e Parisit për Klimën. Për herë të parë, Dita Botërore e Planetit Tokë u shënua në vitin 1970 në SHBA, ndërsa nga viti 1992 edhe në mbarë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button