Thjeshtohen procedurat për nxjerrjen e dokumenteve personale

Më lehtë do të nxjerrën dokumentet personale, ndërsa ata që kanë humbur letrat e njoftimit, pasaportat, lejet e  vozitjeve do të shpallen në MPB. Qytetarët deri ën fund të vitit do të mund të nxjerrin dokumente personale edhe në qytet tjetër dhe me pagesë dokumentacionet do të mund t’i marrin në shtëpi ose në vend te punës.

Deri më tani dokumentet personale janë dhënë vetëm në vendin e lindjes, ndërsa qytetarët që jetojnë në ndonjë  vend tjetër është dashur të udhëtojnë deri në vend të lindjes për të nxjerrë dokumente
.
Me Gazetën zyrtare, kemi projekt për lehtësimin e procedurës së paraqitjes së dokumenteve të humbura, të vjedhura ose të pavlefshme. Deri më tani, qytetarët kanë qenë të detyruar që ta shpallin dokumentin e humbur në Gazetën zyrtare dhe me vërtetim të shkojnë në MPB dhe të fillojnë procedurën për nxjerrjen e dokumentit të ri. Tano procedura është pjesë e sistemit një sportelësh”, tha zëdhënësi i MPB, Ivo Kotevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button