fbpx

Duhej të lindte Adelina Ismaili që Zanfina të zbulonte këtë sekret për veten

Pak ditë pasi ka gëzuar statusin e tezes pas ardhjes në jetë të Uliksit, djalit të Adelinës, Zanfina Ismaili është me siguri, tezja më e lumtur në botë. Këto ditë të para të Uliksit, Zanfina ka fluturuar drejt së motrës për t’iu gëzuar edhe ajo të sapolindurit.

Por ardhja në jetë e Uliksit e ka bërë Zanfinën më të hapur edhe me publikun sa i përket jetës së saj private. Kështu duket nga postimi i fundit në Instastory. Edhe pse rrallëherë flet për jetën private dhe lidhjet e dashurisë, është Uliksi ai që “zbulon” se Zanfina është single.

E lumtur për nipin e sapoardhur në jetë, Zani ka postuar në Instastory një foto me dhuratën e parë të nipit, të cilën nuk e ka zgjedhur aspak të zakonshme. Bady e vogëlushit ka një mbishkrim përmes të cilit teze Zani zbulon edhe statusin e saj: është single.

“Tezja ime është single. Pyesni prindërit e mi për detajet…” – shkruhet në bady-n e vogëlushit, që me sa duket, teze Zanfina ia ka bërë dhuratë. Me këtë rast, kushdo që do ta shohë e lexojë mbishkrimin, mund të bëhet kureshtar kush është tezja single e vogëlushit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button