SHBA e gatshme për të ekstraduar Gylen nëse dëshmohet fajësia!

SHBA është e gatshme për të përmbushur kërkesën e Turqisë për të ekstraduar Fetullah Gylen, në qoftë se fajësia e tij provohet, tha Francis Ricciardione, ambasadori i SHBA në Turqi.

Më parë kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan tha se është e mundur ekstradimi i Gylenit, i cili sipas atij ka ndërhyrë në punët e brendshme të Turqisë, duke ndikuar në destabilizimin e vendit. Ministri turk i drejtësisë, Bekir Bozdag ka deklaruar më parë se Fetullah Gylen mund të vihet në listën e të kërkuarve ndërkombëtar, megjithatë, një vendim gjykate është i nevojshëm.

Anëtari i këshillit qeverisës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Mazhar Bagli tha se të gjitha veprimet e Gylen dhe përkrahësve të tij kanë për qëllim të dëmtojnë interesat kombëtare të vendit. Gylen, është themeluesi i Lëvizjes Hizmet, si dhe themeluesi i Fondacionit të Gazetarëve dhe Shkrimtarëve turk.

Më parë është raportuar se Gylen ka kërkuar azil politik në Kanada. Gyleni e mori këtë vendim pasi Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan theksoi mundësinë e ekstradimit të tij nga Shtetet e Bashkuara. Përveç Kanadasë, Gyleni ka kërkuar gjithashtu azil politik edhe në Zelandën e Re./ 77news

Lajme të ngjashme

Back to top button