Në Gjevgjeli mbahet referendum pro apo kundër hapjes së xeherores së arit

Sot banorët e Gjevgjelisë do t’i përgjigjen pyetjes “A duhet Komuna e Gjevgjelisë të lejojë hapjen e xeheroreve të arit?”.

Ky referendum është miratuar njëzëri nga këshilltarët e Komunës së Gjevgjelisë pas reagimeve të shumta të banorëve dhe shoqatës “Shpëtim për Gjevgjelinë” se hapja e xeheroreve do të shkaktojë katastrofë ekologjike në rajonin e Gjevgjelisë dhe se do të sillte sëmundje kancerogjene.
Ekipe të Qendrës për liri – CIVIL, do të vëzhgojnë mbajtjen e referendumit.

CIVIL do të jetë e hapur për ankesat e qytetarëve dhe për propozimet e gazetarëve. Paraqitje e parregullsive mund të bëhet në numrat e telefonit: 078/746-138 dhe 070/691-526, ndërsa në dispozicion do të jetë edhe web faqja e CIVIL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button