Civil: Të vdekurit dhe votuesit fiktiv vendosën për fatin e të gjallëve

Përveç të vdekurve në zgjedhjet për president kanë dalë edhe votuesit fiktiv nga rruga Mihaill Cokov në Shkup, ku ishin regjistruar si votues që jetojnë në banesa që nuk ekzistojnë. 

Nga organizata joqeveritare Civil një parti politike ka bërë agjitime tek votuesit dhe nëpërmjet thirrjeve telefonike dhe SMS porosive, aktivist partiak i kanë pyetur qytetarët a kanë dalë në votime dhe nëse dalin për kë do të votojnë. Këtë porosi e ka marr vet kryetari i Civil Xhabir Deralla.

Në organizatë kanë ardhur edhe ankesa për fllomasterin i cili largohej menjëherë me ujë nga gishti i votuesve dhe kështu rrezikoheshe që ata mund të votojnë dy ose më shumë herë.

Lajme të ngjashme

Back to top button