Blendi Fevziu: Mund të angazhohem një ditë në politikë

Jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë duke intervistuar të tjerët, por këtë radhë ai është ulur në karrigen e të intervistuarit në një rrëfim ekskuziv për Rudina Magjistrain në programin “Takimi i Pasdites” në Tv Klan. Si asnjëherë më parë Blendi Fevziu ka folur për jetën përsonale, familjen, karrierën, librat dhe politikën.

Gjatë kësaj interviste shumë interesante, gazetari dhe analisti i njohur për publikun shqiptar i ka pohuar prezantueses Rudina Magjistari se nuk përjashton angazhimin e tij në politikë në një të ardhme.

I pyetur nga Magjistari se ku e sheh veten pas 10 vitesh, Blendi Fevziu u shpreh se gjithçka ia lë kohës në dorë, ndaj deklaroi se nuk kishte një ide të qartë.

Ndërsa sa i përket angazhimit në politikë ai tha:

“E mundshme është edhe kjo. Unë e kam refuzuar të angazhohem në politikë, madje edhe në angazhime mjaft konkrete që për çdo njeri do të ishin shumë të rëndësishme, por kam refuzuar të angazhohem. Politika ka qenë dimension i jetës time, kam menduar që do të ishte një dimension shumë i rëndësishëm, shpeshherë është një dimension që e shoh dhe me skepticizëm edhe me humor, por edhe me një lloj zhgënjimi. A do të angazhohesha në politike? Po dhe mund të angazhohesha një ditë në politikë.”

Në këtë intervistë Fevziu ka folur edhe për familjen, humbjen e parakohshmë të nënës së tij, marrdhënien tepër speciale që ka me të bijën, Mishelin dhe pjestarë të tjerë të familjes.

Libri për Fevziun është një dashuri e madhe dhe si duket nuk i ndahet asnjëherë nga dora. Përvc kësaj, ai është edhe autor i disa botimeve mes tyre, “Enver Hoxha”. E para biografi e botuar duke u bazuar tërësisht në arkivat personale dhe rrëfimet e atyre që e njohën.

Ndërsa pyetjes se si e shikon gazetarinë shqiptare ai tha se edhe kjo fushë ka problemet e saj si shumë gjëra të tjera në shqipëri.

Takimi i Pasditës nën drejtimin e Rudina Magjistarit vazhdon të sjellë plot supriza dhe të ftuar tepër të veçantë çdo ditë në ekranin e Televizionit Klan në orën 18:20. / Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button