RDK: Bojkoti i zgjedhjeve presidenciale nga BDI garanton fitoren e Ivanovit

Rilindja Demokratike Kombëtare dëshiron ka tërhequr  vërejtjen se bojkotimi i zgjedhjeve presidenciale nga BDI-ja ia garanton fitoren Ivanovit.  

1. Nëse pragu për vlefshmërinë e votimeve nuk do të ishte ulur pesë vjet më parë nga BDI, nga 50% në 40%, këto zgjedhje ku morën pjesë 48,84% e votuesve do të shpalleshin të pavlefshme dhe shqiptarët do të mund ta kushtëzonin palën maqedone edhe për mënyrën e zgjedhjes së presidentit. Ulja e censusit në 40% nga BDI i bëri këto zgjedhje të vlefshme, ndërsa kërkesën për president konsensual një mashtrim të madh të palogjikshëm. 

2. BDI nuk e ka kontestuar për pesë vite si president Gjorge Ivanovin, edhe pse ai u zgjodh në zgjedhje në të cilat morën pjesë vetëm rreth 2.000 shqiptarë. Me këtë BDI ka vendosur një precedent të rrezikshëm antishqiptar që presidenti i vendit të zgjidhet dhe të pretendojë të jetë legjitim edhe pa votat ose me vota minimale të shqiptarëve, duke ia pamundësuar kjo parti vetvetes që ta kontestojë legjitimitetin e presidentit të vendit edhe në pesë vitet në vazhdim. 

3. Kur BDI bëri thirrje për votimin e Ivanovit në vitin 2009, në zgjedhje dolën vetëm rreth 2.000 shqiptarë, ndërsa tani kur BDI bëri thirje për bojkotimin e zgjedhjeve dalja e shqiptarëve ishte të paktën 25 herë më e madhe.

Lajme të ngjashme

Back to top button