VIDEO hit në Internet, si t’i lidhin vetë këpucët, ja truku më i thjeshtë për t’ua mësuar fëmijëve

E kanë parë më shumë se 14 milionë njerëz këtë video me një djalosh që po lidh atletet. Kjo, sepse mënyra e tij për të lidhur këpucët është vërtet gjniale, më e thjeshtë dhe më e shpejtë e mundshme. Edhe pse Colton nuk e ka fituar ende “autorësinë” e këtij truku, metoda që ai prezanton përmes kësaj videoje është bërë virale. Cili është sekreti? Skajet e lidhëseve futi në vrimat e para për të krijuar nyjën lidhëse. Colton e mësoi këtë mënyrë në shkollë nga shoku i tij, River.

Ashley Lillard, nëna e Colton, vendosi t’i bëjë një video të birit, ndërsa ai është duke lidhur atletet për ta postuar në Facebook. Qëllimi ishte për të ndihmuar të gjitha nënat e tjera dhe fëmijët që kanë shpesh probleme me lidhëset e këpucëve. “Mënyra më e mirë për të lidhur këpucët…” – shkruan ajo në Facebook. Ky truk i thjeshtë është një mënyrë mjaft e mirë për t’ua mësuar fëmijëve t’i lidhin vetë këpucët, por njëkohësisht të shpëtojnë nga stresi i lidhjeve çdo mëngjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button