Pensionohet Myftiu i Shkupit, Prof. Rexhep ef. Jusufi

Sot, për hirë të pensionimit të Myftiut të Shkupit, Prof. Rexhep ef. Jusufit, Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, ka shtruar një drekë solemne ku ishin të ftuar të gjithë anëtarët e Rijasetit të BFI-së.

U nënvizua karriera e tij si profesor shumë i dashur dhe tepër parimor në lëndën e Gjuhës Arabe pranë Medresesë “Isa Beu”. Megjithatë, u veçua momenti kur profesori i dashur, në çastet më vendimtare të BFI-së, pas një puçi të dështuar e të ndërmarrur nga armiqtë më të sofistikuar që i ka pasur ndonjë herë ky Institucion, pranoi që ta drejtojë organin më të rëndësishëm të BFI-së, Myftininë e Shkupit, e cila deri në atë moment kishte shërbyer si çerdhe destruktive e puçistëve tashmë të margjinalizuar tërësisht nga shoqëria e mbarë.

Duke i uruar shëndet e suksese në jetë, Kryetari i BFI-së, në shenjë mirënjohje për të gjitha konributet fetare e kombëtare, ish-Myftiut Prof. Rexhep ef. Jusufit i ndau mirënjohje Amblemën e Bashkësisë Fetare Islame në RM, si dhe kompletin e vet gjashtëvëllimëshe me titull “Për fe ddhe atdhe”.

Edhe ish-myftiu, profesor Jusufi, duke i falënderuar përzemërsisht të gjithë kolegët e vet në këtë suprizë të këndshme me rastin e pensionimit të tij, i ka uruar të jenë sa më të suksesshëm në jetë due i lutur në ruajtjen dhe në kalitjen e unitetit fetar, i cili, në çastet vendimtae u dëshmua se është i paprekshëm dhe i pathyeshëm.

Në veçanti ka falënderuar Reisul Ulemanë për besimin, motivimin dhe përkrahjen e parezervë përgjatë karrierës së tij qoftë mbi njëzetvjeçar si profesor i Medresesë Isa Beu, qoftë edhe si Myfti i Myftinisë së Shkupit.

Të gjithë të punësuarit në BFI, kolegët dhe mbarë teologët e vendit, Profesor Rexhep Jusufit i dëshirojnë pensionim të mbarë dhe jetë të shëndetshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button