Ja se si votoi diaspora

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur edhe rezultatet e votimeve në diasporë për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Diaspora votoi më 12 prill, një ditë para zgjedhjeve. Shumicën e votave e ka siguruar kandidati i VMRO-DPMNE, Gjorgje Ivanov në 3 njësitë zgjedhore, 7, 8 dhe 9.

Në njësinë e Amerikës apo njësinë 8 kanë votuar shumica për kandidatin e VMRO-DPMNE, Gjorgje Ivanov, edhe ate 292 vota, për Stevo Pendarovskin e LSDM 43 vota, Për kandidatin e vetëm shqiptar Iljaz Halimi të PDSH-së vetëm 1 votë dhe 3 vota për Zoran Popovski të GROM.  Në njësinë 7 për Evropë dhe Afrikë kanë votuar 1540 për Ivanovin, 274 për Pendarovski, 4 vota për Iljaz Halimin dhe 17 vota për Popovskin.

Kandidati i VMRO-DPMNE ka siguruar fitore të thellë edhe në njësinë 9 në Australi/ Azi, ku ai ka marrë 412 vota, 18 vota për Pendarovski dhe asnjë votë për Halimin. Të drejtën e votës në diasporë e kanë pasur 8332 votues, ndërsa për herë të parë diaspora votoi për zgjedhjet presidenciale.

Lajme të ngjashme

Back to top button