Perez këshillon Ronaldon

Florentino Perezit iu desh të ndërhynte personalisht, duke shkuar të Dielën në qendrën stërvitore të Realit në Valdebebas, duke kërkuar ta bindë portugezin se është mirë që të presë, duke humbur nëse është nevoja edhe finalen e Kupës së Mbretit që do të luhet këtë të Mërkurë kundër Barcelonës.

Lajmi bëhet i ditur nga “El Confidencial” që shton se shqetësimi i madh për luzitanin nuk ka të bëjë me dëmtimin muskulor që vuan në pjesën e pasme të kofshës së majtë.

Frika e mjekëve të klubit ka të bëjë me mundësinë që ligamenti i gjurit të Ronaldos të mos i rezistojë sforcimit duke rrezikuar të këputet apo të dëmtohet në mëyrë të rëndë.

Lajme të ngjashme

Back to top button