Planet e Gencit

Po punon për artistët e rinj. Por, veç krijimeve për ta, Genc Prelvukaj ka treguar për Tribuna se shpejt do të konkretizojë edhe projektet për grupin e tij ‘Etnon’. Veç angazhimeve artistike, lideri i ‘Etnon’ ka rrëfyer edhe detaje për jetën private e kohën pran Gjinit.

Ka shtrirë angazhimin e tij rreth krijimeve artistike. Por këngëtari Genc Prelvukaj, njëherësh anëtar i bendit “Etnon”, aktualisht është duke punuar për artistët e rinj. “Angazhimet e fundme janë për artistët e rinj. Jam duke prodhuar këngë për ta”, kështu ka bërë me dije për Tribuna Prelvukaj, ndërsa ka njoftuar se puna rreth artistëve me të cilët bashkëpunon nuk ka të ndalur.

Jeta private pa zhvillime të reja

Përveç krijimeve të kohë pas kohe për njerëzit që ka nën menaxhim, këngëtari ka njoftuar se po punon edhe për vete, ani pse tani për tani janë duke diskutuar mundësitë rreth bashkëpunimeve e projektet e reja. “Mund të ketë edhe diçka për ‘Etnon’ por saktësisht datën nuk mund ta them për shkak se edhe ne jemi të papërcaktuar. Nëse kthehemi shpejt si ‘Etnon’ sigurisht do të këtë bashkëpunime. Mirëpo ende jemi në diskutime për emrat që mendojmë t’i ftojmë për bashkëpunim”.

Veç angazhimeve në muzikë, artisti është edhe këshilltar politik në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ndërsa pasditja në të shumtën e rasteve e gjen tek biznesi i tij privat të cilin e menaxhon bashkë me disa ortakë. “Ditëve të fundit përditshmëria është e njëjtë. Për shkak të punëve ngjanë në rutinë”, ka nënvizuar ai.

E derisa projektet artistike sa vijnë e shtohen, jeta private e artistit mbetët e njëjtë. Kështu të paktën ka pohuar vetë Genci, ndërsa ka theksuar se asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim. “Jeta private nuk ka zhvillim të ri. Mbetet gjithçka qetë”./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button