Gruevski: Populli i Maqedonisë di të bëjë dallimin

Populli i Maqedonisë di të bëjë dallimin, këtë e tregoi anketa më reale nga të gjitha anketat, zgjedhjet e djeshme në të cilat bindshëm shumica e qytetarëve e dha mbështetjen për kandidatin e VMRO-DPMNE-së, dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, presidentin aktual dhe të ardhshëm të RM-së Gjorge Ivanov, tha lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nga tubimet në Strugë dhe Ohër.

“Ivanovi dhe VMRO-DPMNE kanë marrë rreth 450 mijë vota nga qytetarët, 123 mijë vota dallim në raport me LSDM-në. Maqedonia tregoi, Ohri tregoi se di të bëjë dallim”, theksoi Gruevski.

Ai shprehu kënaqësi që shumica e qytetarëve kanë mjaft përvojë në politikë që të bëjnë dallim mes atyre që premtojnë dhe nuk realizojnë, të cilët në karrierën e tyre politike manipulojnë vazhdimisht me qytetarët, japin premtime të rreme, akuzojnë rrejshëm, vetëm që të vijnë në pushtet dhe kjo garniturë politike e cila në vitin 2006, thotë tregoi se në politikë mundet ndryshe të punohet dhe të mbijetohet.

Ai u bëri vërejtje oponentëve të LSDM-së që në vend që t’i njohin rezultatet nga zgjedhjet e djeshme dhe ta kërkojnë fajin tek vetja, shkakun e hedhin mbi popullin, që sipas tij është praktikë e zakonshme e politikës të kësaj partie, e cila vetëm ka ndryshuar në mënyrë deklarative në veprimin e saj politik. 

Lajme të ngjashme

Back to top button