Pasagjerët e MH370 janë gjallë, por mbahen peng!?

Terroristë të panjohur kanë marrë kontrollin e avionit të zhdukur dhe e kanë detyruar pasagjerët që të zbresin në tokën e Kandaharit.

Këto deklarata janë bërë një gazetë ruse, e cila pretendon se, avioni MH370 është rrëmbyer nga terroristë të panjohur, dhe ka fluturuar për në Afganistan, ku ekuipazhi dhe pasagjerët tani janë duke u mbajtur peng.

Komentet e jashtëzakonshme i atribuohen një burimi rus të inteligjencës, që u shfaq në gazetën “Moskovsky Komsomolets”.

Burim i tha gazetës se vizioni MH370 i Malaysia Airlines, që u zhduk më 8 mars, me 239 persona në bord, është rrëmbyer.

Sipas këtij burimi, avioni është në Afganistan, jo shumë larg nga Kandahari, afër kufirit me Pakistanin.

Sipas “The Daily Star”, “Moskovsky Komsomolets” gjithashtu pohon se, pasagjerët janë ndarë në shtatë grupe dhe janë duke jetuar në kasolle me baltë, me pothuajse asnjë ushqim.

Po ashtu është duke u thënë se, terroristët janë duke shikuar mundësinë që të bëjnë marrëveshje me Amerikën ose Kinën.

Lajmi nuk është konfirmuar nga autoritetet as në Malajzi, as në Kinë./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button