Dialogu vazhdon pas formimit të qeverisë së re në Beograd

Takimi i radhës ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, pritet të thirret pas konstituimit të qeverisë së re në Beograd.

Burime të besueshme të gazetës “Tribuna” bëjnë me dije se kryeministri në largim Ivica Dacic i ka kumtuar Zyrës së baroneshës Catherine Ashton se ai dhe qeveria e tij nuk mund të bëj më asgjë në lidhje me këto bisedime dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Me këtë pozicion që mban kryeministri në largim Ivica Dacic, Brukseli ka marrë mesazhin se barra e vazhdimit të bisedimeve dhe zbatimit të marrëveshjeve në Beograd tashmë bie mbi qeverinë e ardhshme të Aleksandar Vucicit. Qeveria e re serbe, është paralajmëruar se mund të konstituohet më së largu deri më 27 prill.

Menjëherë pas, pritet që baronesha Ashton të ftoj Vucicin dhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi të vazhdojnë bisedimet. Por edhe nëse ndodh një takim, nuk pritet që të ketë zhvillime të mëdha, ngase Kosova, planifikohet që brenda pak javësh të shkojë drejt zgjedhjeve parlamentare duke e shpërbërë përbërjen aktuale të Kuvendit të Kosovës. /Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button