PDSH planifikon t’i bojkotojë zgjedhjet parlamentare?

Partia e Menduh Thaçit është e mundur që t’i bojkotojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 27 prill për shkak të presioneve të mëdha ndaj shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale dhe mosarritjen e demokracisë në kampusin politik shqiptar, mëson “Dnevnik”.

“Seriozisht jemi duke menduar që t’i bojkotojmë zgjedhjet parlamentare me qëllim që BDI të vjen sërish në shprehje dhe ta realizojë programin e saj. Ajo që ndodhi në zgjedhjet presidenciale që PDSH në mbi 100 vendvotime të ketë 0 vota, ose 2, 5, 10 ose 15 vota hapur tregon se në kampin shqiptar nuk ka demokraci. Atmosfera dhe presionet ndaj të cilave ishin nënshtruar shqiptarët ishin të paparashikuara. Shqiptarët që kishin votuar për Iljaz Halimin që në fillim iu kishin vënë shenjë. Mund t’i bojkotojmë zgjedhjet pasi nuk kishte kushte minimale për votim”, ka thënë një funksionar i lartë i PDSH-së. 
 
Bojkoti i mundshëm i PDSH-së mund të arsyetohet vetëm me qëndrimin se  në disa venvotime ku olën 0 përqind e votuezve është diktaturë dhe se gjithkush që i duartroket diktaturës ajo do ta godet në kokë. Se si do të luaj PDSH në zgjedhjet parlamentare pritet të bëhet e ditur gjatë ditës së sotme, shkruan Dnevnik.

Lajme të ngjashme

Back to top button