PL: Çdo ditë e humbur në vënien në funksion të institucioneve, rrit rrezikun për Maqedoninë

 

“Përpjekjet legjitime të shumicës parlamentare për konstituim sa më të shpejtë të organeve shtetërore siç është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë është në ngecje dhe se kjo rrit rrezikun në shtet” kështu vlerësojnë nga komiteti ekzekutiv i Partisë Liberale (PL) në lidhje me zhvillimet e fundit të situatës politike në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Për këtë nga kjo parti apelojnë deri te “partitë e shumicës parlamentare që ta shqyrtojnë mirë situatën dhe me përkrahjen e miqve tanë dhe faktorit ndërkombëtar të kalojnë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formim të Qeverisë”.

Sipas Partisë Liberale kjo zvarritje e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë do të rrisë guximin e atyre që janë kundër formimit të Qeverisë së Maqedonisë.

“Zvarritja e këtyre hapave do të rrisë guximin e atyre të cilët janë kundër konstituimit të Qeverisë së Maqedonisë dhe për këtë nuk duhet të pritet”, thuhet në kumtesën e PL-së.

Ata përkrahin përpjekjen e faktorit ndërkombëtar që të ndihmojë në zgjedhjen e krizës politike dhe formim sa më të shpejtë të Qeverisë ndërsa i bëjnë thirrje faktorit vendas që të ndërmerr masa aktive për të manifestuar pakënaqësinë e situatës dhe t’i japin përkrahje shumicës së formuar parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button