fbpx

Paradite diell, pasdite shi

Moti në Maqedoni paradite do të jetë i ngrohtë dhe me diell me vranësira të vogla. Nga orët e mesditës, fillimisht në pjesët veriore të vendit, do të rriten vranësirat, ndërsa pasdite kudo do të jetë me vranësira dhe do të fryjë erë veriperëndimore. 

Kudo do të ketë edhe reshje të përkohshme dhe shi të rrëmbyeshëm. Në pjesët jugore të vendit do të ketë edhe paraqitjes së jostabilitetit me vetëtima.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në shtatë, ndërsa e ditës prej 16 deri në 22 gradë Celsius.

Në Shkup paradite moti do të jetë me diell, në orët e mesditës me vranësira, ndërsa pasdite me shi të përkohshëm të rrëmbyeshëm. Përkohësisht do të fryjë erë mesatare veriperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 17 gradë Celsius.

Gjatë ditëve në vijim do të ulen temperaturat e ditës, kështu që të mërkurën temperaturat maksimale do të jenë për tetë deri në 10 gradë më të ulëta se në ditën paraprake dhe do të jenë në interval prej gjashtë deri në 13 gradë Celsius. Të mërkurën reshjet në vendet më të larta dhe në malet përkohësisht do të jenë të borës.  

Lajme të ngjashme

Back to top button