Një polic i vrarë dhe një i plagosur në shkëmbim zjarri në Paris, dyshohet akt terrorist (VIDEO)

Sërish terror në Paris, në prag të zgjedhjeve të së dielës në Francë. Dy policë  janë vrarë në Champs Elysees. Ndërkohë ka nisur evakuimi, teksa në zonë fluturojnë helikopterë. Nëpërmjet mediave, policia u ka kërkuar gjithë parizienëve që të shmangin këtë zonë. Hetimet për sulmin i janë besuar prokurorëve të antiterrorizmit.

Sulmi me kallashnikovë ka ndodhur përpara një dyqani të Marks & Spencer. Me sa kuptohet, njëri prej terroristëve është larguar në një garazhd aty pranë. Operacioni i policisë vazhdon.

Episodi ka ndodhur tre ditë nga zgjedhjet presidenciale në Francë. Objektivi i sulmit ishte policia, ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.

Atentatori ishte i njohur për agjentët e DGSE, shërbimi i fshehtë francez dhe për policinë. Ishte i skeduar me gërmën që tregon individët e radikalizuar dhe që përbënin rrezik për të kryer atentate. Policia është duke kërkuar në banesën e tij në Seine-et-Marne, në lindje të Parisit.

Personi që vrau sot dy policë kishte shkruajtur në sistemin e shkëmbimit të mesazheve “Telegram” se donte të vriste agjentë të policisë. Telegram është përdorur shumë herë nga terroristë të ISIS si sistem komunikimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button